“Gazprom” pret që çmimi i gazit natyror të arrijë nivel rekord

Çmimet e gazit natyror në Evropë, të cilat po arrijnë nivele të larta rekorde për shkak të mungesës së furnizimit, mund të rriten më tej në të ardhmen e afërt, deklaroi sot presidenti i Gazprom-it rus Aleksey Miller.

Ai tha se Evropa po hyn në periudhën vjeshtë-dimër me mungesa të konsiderueshme të gazit natyror në objektet e deponimit nëntokësor. Duke folur në Kongresin Ndërkombëtar të Tregtisë në Moskë, Miller tha se deficiti i gazit natyror në objektet e deponimit nëntokësor në Evropë është 22.9 miliardë metra kub.

Të gjithë ekspertët në Evropë dhe Azi thonë se kjo mungesë në objektet nëntokësore të deponimit të gazit në Evropë nuk mund të kompensohet”, shtoi ai.

Miller tha se gjiganti rus i gazit Gazprom do të ketë gaz të mjaftueshëm për 100 vitet e ardhshme duke pasur parasysh se Rusia posedon rezervat më të mëdha të gazit natyror në botë.

Çmimet evropiane të gazit natyror në Ndërmarrjen Holandeze të Transferimit të Drejtës së Pronësisë (TTF) mbërritën nivele të larta rekord të mërkurën duke arritur në 77 euro për megavat-orë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu