“Gazzetta dello Sport”: Strakosha është më i mirë se Berisha

Në Itali “Gazzetta dello Sport” ka klasifikuar Thomas Strakoshën si portier më të mirë se Etrit Berisha.

Gazeta ka publikuar një listë me lojtarët më të mirë të roleve respektive e mbështetur në paraqitjet dhe notat e tyre në ndeshjet e luajtura.

Në këtë rënditje Strakosha vlerësohet me notën 6.5 dhe pozicionohet i dyti, pas talentit të Milanit, Xhanluixhi Donaruma. 21-vjeçari i Lazios lë pas në radhë Sheznin e Romës, Handanoviçin e Interit, Konsiljin e Sasuolos dhe Etrit Berishën në vendin e gjashtë.

Portieri i kombëtares shqiptare është vlerësuar me notën 6.38.

Kështu mund të nisë një rivalitet mes dy portierëve shqiptarë për të marrë vendin e titullarit tek kombëtarja, ku Berisha është titullar i padiskuteshëm për momentin. /shqiperiaime

Renditja e portierëve:

1 – Donaruma (Milan) 6,8
2 – Strakosha (Lacio) 6,5
3 – Shezni (Roma); Handanoviç (Inter) 6,5
5 – Konsilji (Sasuolo) 6,43
6 – Berisha (Atalanta) 6,38
7 – Bixarri (Peskara) 6,36
8 – Skorupski (Empoli); Hart (Torino) 6,3
10 – Rafael (Kaljari); Perin (Xhenoa) 6,25.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu