Gent Cakaj i kërkon Serbisë t’i paguaj dëmshpërblim ushtarak Kosovës

Ushtruesi i detyrës Ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Shqipërisë, Gent Cakaj, deklaroi sot se Serbia duhet të iniciojë çështjen e dëmshpërblimit ushtarak për Kosovën dhe se procesi i normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve duhet të përfundojë me njohjen e pavarësisë së Kosovës.Në takimin me ambasadorin e Kosovës në Tiranë, Nait Hasanin, Cakaj e potencoi nevojën për veprim të përbashkët politik kundër fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

Ai, gjithashtu, në Fejsbuk ka shkruar se bashkëpunimi midis dy vendeve mund të forcohet duke krijuar një treg të përbashkët dhe union të vetëm doganor.

“Veçanërisht e theksuam nevojën për veprim të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës kur bëhet fjalë për krimet e luftës, projektet e spastrimit etnik dhe gjenocidit që bëri Serbia në Kosovë. Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, gjithashtu, do të thotë qëndrim ndaj krimeve sistemore kundër popullit shqiptar në Kosovë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu