Georgievski: Garantojmë çmime blerëse të volitshme për bujqit dhe dënim më të ulët për firmat

Kryetari i OBRM-Popullore dhe bartësi i listës së deputetëve në njësinë e katërt zgjedhore, nga koalicioni “OBRM për Maqedoninë, Ljupço Georgievski, sot nga Strumica theksoi se do të vazhdojnë të marrin masa për përmirësimin e jetës së bujqëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Subvencionet bujqësore, i zbatoi qeveria jonë në periudhën 1998-2002. Kemi blerë prodhimet e çdo bujku i cili gjendej në krizë. Para 15 viteve, çmimi i grurit ishte 13 denarë, ndërsa sot 7 denarë, çmimi i qumshtit ishte 25 denarë, ndërsa sot është 15-17 denarë. Në këtë drejtim do të vazhdojmë dhe garantojmë rritje të çmimeve blerëse për bujqit”, tha mes tjerash Georgievski.

Ai gjithashtu tha, se me hyrjen e Maqedonisë në BE dhe NATO, çmimet blerëse do të dyfishohen./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu