Georgievski: Nëse nuk do e kisha bërë atë telefonatë në vitin 2003, Gruevski asnjëherë nuk do bëhej kryetar i VMRO-së

Në rrjetet sociale po del një video në të cilën flet ish kryeministri i vendit Lubço Georgievski nga viti 2012 ku ka sqaruar arsyet se pse është larguar nga kreu i VMRO-së.

“U largova nga VMRO sepse e dija se në ato rrethana nuk mund të sjellë fitore të partisë, andaj vendosa që të tërhiqem dhe ju jap një person që do sjellë fitore, mos gabova gjë? A kam bërë viktimën që Gruevski të bëhej kryetar partie. I dhash timonin e partisë. Marjan Gjorçev do shkatëronte në zgjedhje nëse nuk lajmëroja personalisht që të votojnë për atë”, ka thënë Georgievski.

Ish kryeministri Georgievski këto ditë shumë ashpër po sulmon kreun e partisë Mickoski duke thënë se për fat të keq ka trashëguar gjenet për të falsifikuar faktet historike nga ish kreu i tyre, Gruevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu