Gjakoset Zoran Zaev, protestuesit godasin deputetët

Zgjedhja e kryeparlamentarit në seancën parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë bëri që situata të dalë jashtë kontrollit dhe protestuesit të marin me dhunë kuvendin, transmeton InfoShqip.

Protestuesit përkrahës së VMRO-së pasi hynë në Kuvend filluan të ushtrojnë dhunë mbi deputetët dhe së fundmi burime të informacionit konfirmuan se nga të plagosurit është lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Vihet re qartë mungesa e organeve të rendit, protestuesit vazhdojnë të mbajnë nën kontroll Kuvendin ndërkohë nga Ministria e punëve të brendëshme nuk ka deklarata./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu