Gjashtë aeroplanë kanë fluturuar mëngjesin e sotëm nga aeroporti i Shkupit

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit edhe përkundër mjegullës sot në mëngjes fluturuan gjashtë aeroplanë, disa me vonesë të vogël, ndërsa udhëtarët nga Stambolli me aeroplanin që duhej të ulet në orën 7:55 pritet të arrijnë një orë me vonesë. Në faqen e internetit të aeroportit mbërritja e aeroplanit nga Stambolli është paralajmëruar me një orë vonesë.

Ulja e radhës në aeroport është pas orës 11:00.

Mëngjesin e sotëm mjegull ka pasur në disa vende në shtet, si dhe në disa akse rrugore. Në Shkup paradite ka mjegull dhe vranësira të ulëta. Pasdite dhe kah fundi i ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila do të shkaktojë ulje të pjesshme të mjegullës. Temperatura minimale do të ulet deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9 gradë.

Për shkak të zvogëlimit të dukshmërisë si pasojë e mjegullës së dendur në luginën e Shkupit, në aeroportin e Shkupit nga ora 20 pardje deri në orën nëntë të mëngjesit dje janë anuluar nëntë fluturime, ndërsa katër janë rikahëzuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu