Gjinekologu që i mori ryshfet gruas shqiptare nga Kërçova, dënohet me 2 vite burg

Gjinekologu nga Shkupi, Marjan Stojovski, i cili ishte drejtori i Klinikës për Gjinekologji dhe Akusheri është gjykuar me 2 vjet burg për marrje ryshfet dhe i është shqiptuar ndalesë për kryerjen e profesionit pre 1 viti prej ditës kur hyn në fuqi aktvendimi, me atë që koha e kaluar në burg nuk llogaritet në kohëzgjatjen e ndalesës. Ky aktgjykim është i treti, për rastin e vitit 2010, kur Stojovski ishte arrestuar nën dyshimin se ka marrë ryshfet prej 120.000 denarë.

Aktgjykimi vjen, pasi që mbrojtja ka kërkuar që dënimi prej 2 vitesh me burg të hiqet, ndërkaq Gjykata e Apelit, më pas e ka rritur duke ia shtuar edhe 1 vit ndalesë pune,njofton Portalb. Përndryshe, Stojovski ishte i arrestuar në vitin 2010, si kirurg – gjinekolog në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri, nën dyshimin se disa herë nga një person i Kërçovës ka kërkuar ryshfet prej 120.000 denarësh që ta operojë gruan e tij edhe pse operimi ka qenë në kuadër të detyrimeve të tij të punës.

Bashkëshorti i pacientes, rastin e ka paraqitur më 24 prill të vitit 2010 në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërkaq më pas janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet për sigurimin e dokumenteve për dokumentimin e veprës penale. Pasi që më parë bankënotat kanë qenë të përgatitura në mënyrë teknike, bashkëshorti i gruas së sëmurë tre herë mjekut i ka dhënë nga 40.000 denarë, me çka është dokumentuar.

Paratë e shenjëzuara kanë qenë të gjetura në zyrën e Stojovskit, menjëherë pas takimit me njeriun i cili ka paguar për operimin e bashkëshortes së tij. Kanë qenë të gjetura 7.000 denarë për të cilat ekziston dyshim se janë nga këstet e më para që i janë paguar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu