“Gjithë Turqia kërkon qëndrimin e Icardit”, Galatasaray ofertë PSG-së

Mauro Icardi po bën shumë mirë te Galatasaray. Skuadra historike turke kryeson renditjen me 6 pikë mbi Fenerbahcen, ndërkohë që sulmuesi argjentinas numëron 9 gola dhe 6 asiste në kampionat.

30-vjeçari është huazuar nga PSG te Galatasaray, ndërkohë që drejtuesit e klubit nga Stambolli janë gati të paguajnë 10 milionë euro për kartonin e tij.

Trajneri i Galatasaray, Okan Buruk shpreson që Icardi të vijojë të qëndrojë tek ekipi i tij edhe sezonin e ardhshëm: “Ne duam që Icardi të qëndrojë. E duan edhe tifozët, jo vetëm ata të Galatasarayt.

E gjithë Turqia ndan këtë mendim. Tifozëve të futbollit u pëlqen të kemi lojtarë kaq të rëndësishëm në kampionatin tonë”, deklaroi Okan Buruk.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu