Gjobiten 19 persona për mosrespektim të orës policore në Maqedoni

Ministria e Punëve të Brendshme ka kumtuar shkeljet për masën e kufizimit të lëvizjes – orës policore së fundit.

Nga ora 20:00 deri në ora 05:00 të ditës së sotme, 19 persona janë kapur duke mos e respektuar orën policore.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të kaluara janë gjobitur 584 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu