Gjorçev: LSDM-ja tentoi të realizojë grusht-shtet

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev, në konferencë për shtyp deklaroi se me tentimin që Talat Xhaferi të jetë kryetari i Kuvendit, LSDM-ja tentoi të realizojë grusht-shtet dhe të shkelë Kushtetutën, ligjet dhe rregulloren e Kuvendit.

“LSDM-ja shkeli demokracinë me tentimin për të vetëshpallur Talat Xhaferin si kryetar i Kuvendit. Përgjegjësi për sjellje të këtillë anti-shtetërore patjetër të ketë. LSDM-ja bëri dhunë politike, e cila më vonë rezultoi me dhunë fizike. Asnjë dhunë nuk duhet të arsyetohet, por LSDM-ja ka më së paku të drejtë të shpall për terroristë popullin dhe qytetarët të cilët për 60 ditë me radhë protestuan qetë dhe pa asnjë incident”, deklaroi Gjorçev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu