Gjykata ia ndalon mësueses muslimane shaminë

Një mësuese e shkollës fillore e besimit islam, a humbur betejën me ligjin që ndalon mbajtjen e shamisë në institucionet publike.

Gjyqtari i Gjykatës së Punës në Berlin të Gjermanisë vendosi që ligji neutral i shtetit për mësuesit, policët dhe zyrtarët e gjykatës ishte kushtetuese, ia ndalon mësueses në fjalë ushtrimin e profesionit të saj.

16 shtetet e Gjermanisë kanë ligje të ndryshme mbi përdorimin e shamive në shkolla.

Tre vjet më parë, Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë shfuqizoi një ligj të përgjithshëm për mësueset që i mbanin ato.

Gjykata federale përmendi lirinë fetare, megjithëse nëpunësit civilë në të gjithë Gjermaninë nuk lejohet të mbulojnë fytyrën, (burka) por se shamia lejohet.

Që nga vendimi federal i vitit 2015, çdo shtet ka hartuar rregullat e veta për mësuesit myslimanë.

Mësuesja në Berlin punoi vetëm një ditë në shkollën fillore, para se të caktohet të shkonte në një kolegj ku ajo lejohej të mbante shaminë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu