Gjykata në Shqipëri jep urdhër për ndalimin dhe kapjen e këngëtares Elvana Gjata

Gjykata e Tiranë ka nxjerrë një vendim ku i kërkon të gjitha pikave doganore në Shqipëri që të ndalojnë Elvana Gjatën dhe ta sjellin atë për të dëshmuar me zor.

Vendimi erdhi pasi ka përfunduar afati 30 ditur për paraqitjen me qëllim dhënien e deklaratës për masakrën në Bllok.

Kështu, në çdo rast që do të kapet brenda territorit të vendit, Elvana Gjata do të kapet dhe do të dërgohet para oficerëve të policisë gjyqësore për të dhënë deklaratën e saj mbi ngjarjen në ish-Bllok.

Çfarë ndodhi

Krimi ndodhi më 4 tetor të këtij viti. Njoftimi për Gjatën është dërguar në të gjitha pikat kufitare dhe nëse këngëtarja paraqitet aty, ajo do të shoqërohet për t’u marrë në pyetje.

Ajo u shpall në kërkim më 9 tetor, ndërsa Prokuroria urdhëroi shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja vetëm 20 minuta para krimit. Shpallja në kërkim policor e detyronte Gjatën që të paraqitej për të dhënë shpjegime brenda 30 ditëve, pasi duhej të jepte deklarimet e saj për ngjarjen. Por kjo gjë nuk ka ndodhur.

E cilësuar si ‘mollë sherri’ për vrasjen në Bllok, ngjarje në të cilin u përfshi dhe i dashuri i saj, Ervin Mata, këngëtarja e njohur shqiptare u largua nga Shqipëria më 5 tetor, vetëm pak orë pas ngjarjes.

Këngëtarja ishte larguar nga Rinasi drejt një vendi të BE, ndërkohë që nuk dihet vendndodhja e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu