Gordana kërkoi, por nuk shkoi të shohë dëshmitë (VIDEO)

Ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dhe avokatët e saj ende nuk kanë Þlluar me shqyrtimin e provave për rastin “Fortesa”. Kështu thonë nga Prokuroria Speciale në pyetjen e Aslat M- nëse është Þlluar procedura përmes së cilës të dyshuarit për shkatërrimin e pajisjeve në DSK duhet të japin deklarata. Nga zyra e Janevës thonë se shkaku i vonesës është tek pala mbrojtëse.
“Ju njoftojmë se edhe pse pala mbrojtëse në rastin Fortesa duhej sot të 倀茂llojë me shqyrtimin e provave, megjithatë nuk u paraqitën në terminin e caktuar dhe ende nuk e kanë filluar shqyrtimin për këtë lëndë”, njoftojnë nga Prokuroria Speciale Publike. Mosardhja e sotme e mbrojtjes së Jankullovskës në PSP për të bërë shqyrtimin e provave kundër saj, vjen vetëm një ditë pasi ajo publikisht pohonte se i është mohuar kjo e drejtë, edhe pse dje Specialja njoftoi se kanë ofruar shqyrtim menjëherë.
“Sot nuk ishin plotësuar parakushtet elementare që të 倀茂llojë një procedurë e këtillë, pra të ketë marrje në pyetje. Unë nuk kërkova asgjë të veçantë, kërkova qasje elementare me provat që pohojnë se i kanë që të mund të prononcohem për diçka që për momentin nuk e kam parë”, deklaroi ditë më parë Gordana Jankullovska, Ish ministre e brendshme, përcjell alsat.
Përpos që pala mbrojtëse në lëndën Fortesa e ka lëshuar terminin për qasje në prova, në Prokurori Speciale Publike nuk u paraqitën më shumë persona që ishin ftuar për të dhënë deklarata. Nga Specialja thonë se për një pjesë të të ftuarve kanë pasur njoftime me shkrim dhe se bisedat do të caktohen për ndonjë datë tjetër. Në përgjigjen për Alsat M, megjithatë nuk përmendet edhe pjesa tjetër, gjegjësisht nëse ka të tillë të cilët pa kurrfarë shpjegimi kanë vendosur të mos i përgjigjen thirrjes së këtij institucioni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu