Graciano feston 30 vjetorin me një festë madhështore, Argjira bën urimin special: Të dua pa masë

Balerini i njohur, Graciano Tagani e ka mirëpritur ditëlindjen me një festë madhështore. Balerini mblodhi për 30 vjetor shumë miq dhe kolegë të famshëm, të cilët kanë ndarë momente në rrjete sociale nga festa. Nuk ka munguar gjithashtu një urim i ëmbël nga partnerja e tij, Argjira Spanca.

Krahas videos ku shihen shumë të lumtur, Argjira ka shkruar: “Të dua pa mas jeta ime!!!! Të uroj më të mirat. ! ❤️ @graciano_tagani Gëzuar ditëlindjen.” Ndërkohë, sa i përket të pranishmëve në festë ishin Fjoralba Ponari, Einxhel Shkira, Flor Gjini, Ervin Kurti, Ana Lika, Edi Manushi, Aulona Musta etj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu