Grafa e nacionalitetit në letërnjoftim, VMRO-ja kushtëzon mbështetjen

VMRO-DPMNE-ja ka mbështetje të kushtëzuar ndaj propozim-Ligjit për letërnjoftime të propozuar nga Lëvizja Besa përmes të cilit parashikohet përfshirja e grafës së përkatësisë etnike. Lideri i opozitës, Hristijan Mickoski thotë se për partinë e tyre është e pranueshme grafa etnike, por edhe kombësia “maqedonase”.

“Nuk shoh asnjë arsye kundër pse përkatësia ime kombëtare dhe etnike të jetë në letërnjoftime dhe të shkruaj se jam maqedonas. Por dikush atë dëshiron ta bllokon. Pse e bëjnë këtë? E bëjnë sepse i pengonte gjuha maqedonase, i pengonte Maqedoni, ASNOM-i dhe gjithçka tjetër. Por nuk i pengon të vjedhin popullin e tyre”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Sipas ndryshimeve kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Prespës shtetësia në letërnjoftime potencohet si “e Maqedonisë së Veriut”. VMRO-DPMNE-ja kërkon që përskaj përkatësisë etnike të potencohet edhe përkatësia kombëtare “maqedonas” dhe “maqedonase”. Ndaj propozim-Ligjit për letërnjoftime, partia E Majta ka propozuar 1.230 amendamente. Përkatësia etnike në letërnjoftime ishte kusht i Lëvizjes Besa për koalicion parazgjedhor me LSDM-në dhe kusht për të miratuar ndryshimet kushtetuese në vitin 2018.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu