Granit Xhaka flet pas ndeshjes: Jam shumë i lumtur, kishte emocione, por e merituam fitoren

Granit Xhaka ka folur në konferencë për shtyp pas ndeshjes me Serbinë, duke thënë se e kishin përgatitur mirë ndeshjen dhe kanë fituar me meritë.

Xhaka, që u shpall më i miri i ndeshjes, ka refuzuar të flas për tensionet në fushë.

“Kishte emocione, krejt kjo është pjesë e futbollit. Ndeshje ishte fer dhe duam të fokusohemi në futboll. Kemi bërë hap para dhe jemi krenar që jemi kualifikuar në një të tetën e finales”.

“Jam i lumtur. Kemi luajtur shumë mirë. E dimë rivali është kualitativ, sidomos Mitrovic dhe Vlahovic. Por e kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë. Kemi merituar të fitojmë”, ka thënë Xhaka.

Zvicra tani luan me Portugalinë, ndërsa kapiteni ka thënë se pse mos te kalojnë edhe këtë ndeshje.

“Trajneri Yakin do ta përgatit ndeshjen. Pse mos ta kalojmë edhe këtë ndeshje?”, ka pyetur Xhaka. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu