Granit Xhaka nuk pyet për FIFA-n kur vjen puna për atdheun, Adem Jasharin e “shfaq” mes Katarit

Nuk është vetëm lojtar i mrekullueshëm, por edhe njeri i jashtëzakonshëm. Granit Xhaka ishte special sonte në ndeshjen kundër Serbisë. Nuk arriti të shënonte, por gjatë gjithë ndeshjes nuk toleroi në asnjë moment serbët, si për t’i treguar se hesapet nuk lahen vetëm në fushë.

Bashkë me Xherdan Shaqirin bënë një festim spektakolar duke bërë me trup shqiponjën dykrenare. Dhe si për t’i vënë “vulën”, ai mori fanelën e Ardon Jasharit duke e veshur së prapthi për t’i vënë në dukje pikërisht mbiemrin e legjendarit Adem që luftoi për lirinë e Kosovës kundër serbëve.

Edhe pse FIFA ka bërë vazhdimisht thirrje që problemet politike të lihen jashtë futbollit, me sa duket për Granitin thirrja e gjakut është me e madhe se sa profesioni i tij. I mrekullueshëm, padyshim çdo shqiptar e ka emocionuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu