Grekët e pranojnë se shqiptarët e nxitën marrëveshjen e emrit (VIDEO)

Ish-ambasadori i Greqisë në Shqipëri dhe në Maqedoni, Alexandros Mallias, në një bisedë për “TemA TV” vëren se roli i faktorit shqiptar në marrëveshjen e Prespës, mes Maqedonisë dhe Greqisë është shumë i rëndësishëm. Ai shprehet se dëshiron që në Greqi të nisin bisedimet për Kosovën, duke e lidhur këtë edhe me hapat që Kosova po hedh drejt BE-së.

Ish-ambasadori grek në Shqipëri dhe në Maqedoni, Alexandros Mallias, vlerëson se faktori shqiptar në Maqedoni është shumë i rëndësishëm dhe ishte pikërisht ai që shtyu qeverinë Zaev drejt kërkimit të një zgjidhjeje dhe marrëveshjeje me Greqinë. Në një intervistë për “TemA TV”, Mallias shprehet se Greqia dhe Shqipëria janë në një fazë të pjekur të bisedimeve mes tyre, por zgjedhjet që duhen bërë janë kompromise të vështira.

“Ekzistojnë zgjidhje të vështira kompromisi dhe ky kompromis duhet përkrahur. Unë besoj dhe veproj, nxis promovimin e marrëdhënieve të Greqisë me Shqipërinë, ashtu dhe me Kosovën. Greqia për 25 vjet ka marrëdhënie të ngushta me partitë shqiptare të ish-republikës Jugosllave të Maqedonisë, dhe së shpejti shpresoj Maqedonisë Veriore. Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Greqisë, shqiptarëve dhe grekëve, është një faktor vendimtar“, deklaroi Alexandros Mallias, ish-ambasadori grek në Tiranë.

Mallias flet edhe për njohjen e Kosovës nga shteti grek. Sipas tij, marrëdhëniet e Greqisë me Kosovën janë të mira dhe janë kryesisht komerciale e nanciare, por sipas tij kjo nuk është e mjaftueshme.

“Marrëdhëniet tona me Kosovën janë të mira, ato tregtare, nanciare në apsketin e lëvizjes së shtetasve, por për mua kjo nuk mjafton. Unë jam sinqerisht pro njohjes së Kosovës, dhe kjo të jetë rezultat jo i një deklarate të ministrisë, por i një pakti dypalësh. Besoj në atë që thoshte Gandi i Ballkanit, udhëheqësi i Kosovës, Ibrahim Rugova, se Kosovën dhe Greqinë nuk i ndan as etnia, as historia dhe as gjeograa. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi zakonisht problemet mes vendeve i kanë rrënjët te historia dhe gjeograa“, tha Mallias për “TemA Tv”.

Mallias shpjegoi se marrëveshja e Prespës ishte një marrëveshje e vështirë për të dyja vendet dhe që ka krijuar shumë tension në Maqedoni. Ai rithekson se pas kësaj marrëveshje ka shumë tension në të dy vendet, por që duhet parë konkretisht se si mund të rregullohet  situata dhe më pas të llojnë bisedimet për Kosovën.

Intervista e plotë e ish-ambasadorit të Greqisë, Alexandros Mallias: Shqipëria dhe faktori shqiptar në Ballkan kanë shumë rëndësi për Greqinë


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu