Grekët ironi me turqit: Avionët amerikanë në Egje, rrëzojini po jua mbajti!

Tensioni është i lartë mes Turqisë, Greqisë dhe Qipros pas disa incidenteve në ishujt e kontestuar mes tyre, të cilat kanë ndodhur në një periudhë kur vendet janë duke ndarë zona ekskluzive ekonomike në Egje.

Në këtë situatë, një flotë amerikane është nisur për në Mesdheun Lindor duke marrë në mbrojtje anijen e gjigantit ExxonMobil, e cili më parë nuk ishte lejuar nga marina turke që të kryente kërkime në zonën e kontestuar mes Qipros dhe Turqisë, përcjell Albeu.com.

Nisur nga kjo, mediat greke shkruajnë sot se avionët amerikanë ndodhen në zoën ku më parë Turqia kishte kërcënuar se do të rrëzonte çdokend që futej.

“Amerikanët janë në Egje, ku është bulldogu i Erdoganit, që t’i rrëzojë”, shkruan ëebsite grek militaire.gr.

USS Iwo Jima ka shkuar pikërisht në zonën në fjalë me 2 500 ushtarë dhe disa avionë duke mbrojtur interesat e kompanisë ExxonMobil. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu