Ky nuk është pushim, porositi epidemiologu Sotiris Ciodras, përgjegjës për koronavirusin në Ministrinë e Shëndetësisë greke, pas informacioneve se sot ka pasur radhë automjetesh me qytetarë që largohen nga qytetet e mëdha, nga Athina dhe Selaniku.
Ciodras tha se “rrugët nuk mund të mbushen me automjete me njerëzit që shkojnë për në ekskursion, para kësaj pa e ditur nëse ata janë bartës të virusit”, dhe si shembull përmendi se është regjistruar një rast i koronavirusit nga kontakti që vinte nga një ishull grek nga Athina.
“Ju lutem, më e pakta që mund të bëni nuk është të kontaktoni me asnjë nga vendasit ku po udhëtoni, por të qëndroni në shtëpi”, porositi profesori, duke theksuar se sjellje e tillë minon të gjitha përpjekjet dhe rrit rrezikun e përhapjes së virusit dhe në pjesë të vendit ku nuk është regjistruar ndonjë rast.
Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Pecas, gjithashtu në të njëjtën çështje foli në deklaratën e tij për mediat, si dhe zëvendësministri i Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikos Hardalas.
Pecas tha se ata që vendosin të udhëtojnë në fshatrat e tyre ose shtëpitë e pushimeve, veçanërisht pasi rekomandimeve të qëndrojnë në shtëpi, e vënë edhe vetveten e tyre në rrezik.
Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile në Greqi, ka njoftuar masa parandaluese të reja shtesë, përfshirë ndalimin e lundrimit me jahte private, rregulla të reja për tregjet dhe supermarketet.
Duke filluar nga nesër në mëngjes, jahtet private janë të ndaluara nga e gjithë territorin, dhe ata që janë jashtë porteve duhet të ankorohen deri në mesnatën e së shtunës.
Hardalas përsëriti se tubimet e dhjetë ose më shumë personave ishin të ndaluar dhe shkelësit u gjobitën me 1.000 euro për person dhe për çdo rast.










