Gucati i drejtohet Kurtit: Largojeni Gërvallën nga Qeveria

Drejtuesi i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka mbajtur fjalim para protestuesve në Prishtinë, duke kërkuar ndryshime në Qeverinë e Kosovës.

Gucati i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të largojë nga Qeveria, siç pretendoi ai, personat që kanë bashkëpunuar me Dhomat e Specializuara në Hagë, duke përmendur ministren e Drejtësisë, Donika Gërvallën.

Ai kërkoi dorëheqjen e Gërvallës, duke vendosur edhe një ultimatum publik.

“Kërkojmë dorëheqjen e saj sa më shpejt, para se populli të ngrihet”, deklaroi Gucati para protestuesve./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu