Greqia modernizon avionët dhe bëhet gati për “më të keqen”

Rritja e tensioneve në Egje po i shtyn autoritetet greke që të mendojnë për rritjen e kapaciteteve të tyre ushtarake pavarësisht vështirësive ekonomike.

Kështu, siç raporton Militaire.gr ,transmeton Albeu.com, Greqia synon të investojë plot 400 milinë euro për të rritur kapacitetet e forcës së saj ajrore duke modernizuar avionët luftarakë F-16 të blerë në periudha të ndryshme nga SHBa-të.

Paratë në fjalë, shteti helen pritet t’i sigurojë nga shitja e disa avionëve të vjetër F-16 të blera në vitin 1998.

Kontrata është lidhur me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ditët në vijim pritet që pilotët e tyre të arrijnë në bazën e avionëve grek në Volos për të bërë verifikimet e nevojshme.

Arabët pritet t’i përdorin avionët grekë për të trajnuar pilotët e tyre. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu