“Greqia nuk diskuton për “çamët” dhe as negocion me palët e treta. Ministria e Jashtme ndihet e detyruar për të hedhur edhe njëherë poshtë pretendime nga palët që argumentojnë diçka të tillë.
Në realitet, Greqia i ka propozuar Shqipërisë disa çështje të hapura mes dy vendeve. Këto çështje nuk përfshijnë “çamët”.
Pala shqiptare u interesua për të. Pala greke nuk e pranoi. Lidhur me këtë, Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë i dërgoi për negocim një propozim palës shqiptare, kjo është referenca e vetme për çështjen çame në paragrafin e dytë të nenit B.2, që vihet në dukje se çështja çame nuk mund të negociohet”, thuhet në komunikatën zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Greqisë.