Gruaja “çudit” Ramën live: Kam ardhur nga Amerika të votoj për ty (VIDEO)

Kreyministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vazhdojnë të takojnë qytetarët e njësive administrative në Tiranë.

Mëngjesin e sotëm gjatë takimit me qytetarët është diskutuar sërisht lidhur me votimet, ku sipas maxhorancës do të mbahen në datën 30 qershor.

Gjatë bisedës me Ramën, një grua thotë së ka erdhur enkas nga Amerika për të votuar.

Biseda
Qytetarja: Jemi shumë të kënaqur nga deklarata e Ambasadës Amerikane mbrëmë, na qetësoi shumë!

Rama: Ke ardhur nga Amerika për të votuar?

Qytetarja: Po sigurisht që po dhe në 2021 do vij prapë për të votuar.

Rama: Jo, e kanë kuptuar dhe e kuptojnë çdo ditë më shumë njerëz se për ça bëhet fjalë. Kam pas çdo ditë, çdo ditë mesazhe nga njerëz nga jashtë që do vijnë të votojnë.

Qytetarja: Do më shajë kryetari, po shyqyr që kanë ikur ata nga Parlamenti se nuk e keni idenë ça turpi ishte që i thoshin djalit atje e pe, e pe çfarë bënë. Ju lumtë! Vazhdoni se keni mbështetjen e Amerikës, të Europës.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu