Grubi: As BDI-ja e as LSDM-ja nuk qëndrojnë pas Arsovskës

Zëvendëskryeministër i parë Artan Grubi i ftuar në emisionin “Click Plus” në TV21 duke folur për ngjarjet e fundit në Qytetin e Shkupit, tha se as BDI-ja e as LSDM-ja nuk qëndrojnë pas Arsovskës, por janë shpifje të të VMRO-së. Ai shtoi se VMRO-ja në vend që të merret me skandalet e tenderëve miliona eurove, merret me çështje nëse kryetarja ka kredibilitet apo jo.

“BDI-ja nuk qëndron prapa Danella Arsovskës, di sigurt që edhe LSDM-ja nuk qëndron pas saj dhe nuk kam pasur asnjë komunikim apo takim me kryetaren e Qytetit të Shkupit, gjë që u fol nga opozita.

Nuk flitet për tenderin edhe 130 milonë eurove, por merren me kredibilitetin e kryetares”– tha Grubi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu