Grubi: Elektorati shqiptar në Maqedoni voton me mençuri të jashtëzakonshme

Vota e vitit 2016 ishte më tepër votë kundër Nikolla Gruevskit se sa votë PRO LSDM-së dhe kjo u dëshmua në zgjedhjet lokale të vitit 2017, në referendumin e vitit 2018 dhe në veçanti në zgjedhjet presidenciale, ndërsa u konfirmua përfundimisht edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 kur LSDM kishte koalicion me Lëvizjen Besa si një parti politike shqiptare dhe nuk arriti të merr vota shqiptare larg asaj çfarë ishte në vitin 2016. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në emisionin “Balkan Talks” me gazetarin Franko Egro në Euronews Albania.

Kjo gjë flet për një mençuri të jashtë-zakontë të elektoratit shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për veprimtarin strategjike. Nuk pranoi elektorati shqiptar një koalicion të sforcuar midis një partie politike maqedonase në thelb dhe një partie politike shqiptare, por kjo duhet të jetë një proces i natyrshëm të cilin do ta përqafojnë votuesit, prandaj nuk është se bëhet fjalë për avandardë për arsye se të gjitha partitë kanë synuar vota gjithandej, edhe BDI ka synuar që të marr vota në lindje të RMV-së, d.m.th kemi garuar edhe në zonën 3 por edhe në zonën 4 ku në këtë të fundit mund të mos ketë edhe asnjë shqiptar kushtimisht thënë”, ka deklaruar Grubi.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu