Grubi nga Struga: Unë nuk jam i pakënaqur nga BDI-ja

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë, Artan Grubi tha se ai nuk është i pakënaqur nga BDI-ja. Ai këto komente i bëri gjatë qëndrimit sot në Strugë, i pyetur për pakënaqësit në BDI.

“Unë nuk kam pakënaqësi nga BDI. Cilat janë arsyet e pakënaqësive në BDI? Duhet që në këtë pyetje të përgjigjet z.Ahmeti, të përgjigjen të tjerët.

Ne jemi këtu për të kryer punë, që ta realizojmë programin, të realizojmë gjithçka që i kemi premtuar qytetarëve dhe shoh se mbështetja në trupin votues të BDI-së është e madhe, siç e patë sipas të gjitha anketave, BDI është më tepër se gjysma e trupit votues tek shqiptarët”, deklaroi Grubi, i cili mori pjesë në hapjen e vitit të ri arsimor në UNS në Strugë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu