Grubi thotë se do të prishet autostrada Tetovë-Gostivar: Do të ndërtohet e re me nga 3 korsi

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi tha se Qeveria ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë “Bechtel Enka” për të ndërtuar autostradën e Korridorit 8 në tërësi.

Grubi tha se do të rrënohet tërësisht rruga aktuale Tetovë-Gostivar dhe do të ndërtohet autostrada me nga tre korsi në secilën anë që do të lidhet pastaj edhe me autostradën Gostivar-Kërçovë.

“Ajo autostradë nënkupton rrënimin e tërësishëm të rrugës aktuale Tetovë-Gostivar, të gjitha katër korsitë prishen dhe ndërtohen të reja nga tri, tre nga njëra anë, tre nga ana tjetër, plus edhe një rrugë anësore që do të lidh fshatrat nga Tetova në Gostivar”, tha mes tjerash Grubi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu