Gruevski: Energjinë tonë ta investojmë në promovimin e vlerave

Nikolla Gruevski për “Utrinski Vesnik”. Republika e Maqedonisë sot është larg nga Republika e Maqedonisë para 10 viteve ose nga Republika e Maqedonisë para 25 viteve.

Njeri i ri, i cili në vitin 1991 i takoi moshës madhore, këtë vit veç më i bën 43 vite. Kohë krejt e mjaftueshme që të bëhet krahasimi se si ishte Maqedonia para 25 viteve, e si është tani. Maqedonia para 25 viteve ishte shtet ekonomikisht i dobët me shtylla të luhatshme. Me siguri kontribut në këtë kanë dhënë edhe trashëgimtarët e ish Lidhjes së komunistëve, socialdemokratët aktual të cilët kishin dyshim në kapacitetin e popullit maqedonas që të organizojnë shtet të pavarur dhe sovran ku do ishte zot i vetvetes. I përqeshën dhe i nënvlerësuan idealet e himnit personal, valutës personale, ushtrisë dhe policisë personale. Luftuan që të ruhet RSFJ ose nga federata të kalohet në konfederatë. Një ministër i tyre, i cili sot rregullisht përmes mediumeve në cilësinë e profesorit dhe ekspertit “të shquar” sqaron se si duhet të punohet, madje edhe u largua nga qeveria me arsyetimin se nuk beson në qëndrueshmërinë e Republikës së Maqedonisë si të pavarur.

Ky njeri i ri ishte dëshmitar se si komunistët e mëparshëm ishin kapur nga rezultatet e referendumit.

Ky njeri i ri qysh atëherë ka qenë dëshmitar se Maqedonia e pavarur e ka betonizuar orientimin e tij properëndimor. E ka zgjedhur rrugën drejt UE-së dhe NATO-s, i cili për ne ende është prioritet strategjik.

Për fat të keq, ky njeri i ri në vitet e 90-ta ka qenë dëshmitar i krimit të privatizimit, kur babai i tij, xhaxhai ose kushëri i afërt është lënë në rrugë, pa punë në procesin e grabitjes së kapitalit shoqëror nga oligarkët e pushtetit, pasi që paraprakisht ishin krijuar asi lloj ligje që të mund ta bëjnë atë.
Ndërsa më pas me kursimoret piramidale dhe grabitja e kursimeve të tyre.

Ky njeri i ri ka qenë dëshmitar në ndryshimin e flamurit të parë nacional dhe në pajtueshmërinë për sjelljen e referencës IJR Maqedoni me arsyetimin se bëhet fjalë për zgjedhje të përkohshme e cila do të zgjaste vetëm dy muaj dhe më pas do të kthehet emri kushtetues. Ky njeri i i ri 20 vite më vonë vetëm mundet të vijë në përfundim se ka qenë i manipuluar dhe i gënjyer. Ky njeri i ri me siguri i mban mend momentet dramatike nga tentimi për atentat mbi presidentin Gligorov, si dhe përpjekjet e dështuara të MPB-së së atëhershme që ta arsyetojë paaftësinë ose mospasjen e dëshirës që ta pastrojë.

Para se t’i bëjë 30 vjet, njeriu i ri ishte dëshmitar i konfliktit të armatosur i cili më pas rezultoi me Marrëveshjen kornizë të Ohrit, ndërsa vetëm disa vite më vonë edhe në ndarjen territoriale e cila etnikisht i ka ribërë kufijtë e brendshëm të Republikës së Maqedonisë.

Në ato vite Maqedonia fundosej ekonomikisht, shëndetësia, arsimi, bujqësia, kultura po mbyteshin, shteti ishte i renditur në fund të listave në lidhje me perceptimin e korrupsionit, ndërsa projekte të vetme ishin premtimet e parealizuara për nga një të punësuar në çdo familje ose hekurudha e parealizuar drejt Bullgarisë. Grevat e punëtorëve të bujqësisë, tekstilit ose arsimit ishin përditshmëri.

Ky njeri i ri, ishte 33 vite kur VMRO-DPMN-ja erdhi në pushtet dhe për herë të parë e promovoi principin e dhënies llogari dhe përgjegjësi në veprimin politik. Ky njeri i ri për herë të parë në jetën e tij mundej të dëshmojë se partia politike e cila ka ardhur në pushtet e kërkoi besimin e tij me program konkrete e përbërë nga projekte të cilat edhe vetë ai mund t’i përcjellë se si po realizohen.

Maqedonia sot, kur ky njeri tani më i ka 43 vjet dhe kur sigurisht ka edhe familje, ka qindra fabrika të reja, duke i falënderuar mundit për tërheqjen e investitorëve të huaj në të cilët do të mund të punësohen fëmijët e tij. Maqedonia sot ka hekurudhë të rinovuar dhe infrastrukturë rrugore. Ky njeri tani fluturon në aeroport të ri dhe modern, udhëton me trena dhe autobusë të ri e modern, ndërsa me fëmijët e tij shkon me teleferik në Vodno. Ai dhe miqtë e tij kur duan të shohin garë sportive të reprezentacionit të Maqedonisë e ndjekin në “Arenën Filipi i Dytë” ose në sallat e reja “Boris Trajkovski” dhe “Jane Sandanski”. Fëmijët e tij shkojnë në kopshtet ose shkollat fillore të reja duke i shfrytëzuar librat falas. Nëna e tij shfrytëzon barëra falas dhe me participim dukshëm më të lirë, ndërsa derisa ai dëshiron ta riformojë arsimimin e tij, të njëjtën mund ta bëjë në universitetet e shumta të hapura.

Republika e Maqedonisë sot është larg nga Republika e Maqedonisë para 10 viteve ose Republikës së Maqedonisë para 25 viteve. Jam i bindur se gjithmonë mundet edhe më mirë edhe më shumë. Për atë jubiletë e këtilla duhet të na përkujtojnë se të bashkuar jemi më të fortë dhe të bashkuar jemi më të fuqishëm. Energjinë tonë ta investojmë në mënyrë produktive në ndërtimin e lidhjeve të forta ndërmjet të gjithë qytetarëve, në promovimin e vlerave. Të lidhemi në qëllimet, në besimin për ardhmëri më të mirë, për vepra të cilat do të flasin për vetë neve dhe do të dëshmojnë përgjithmonë, për një komb i cili ka ditur kur duhet të qëndrohet fortë në mbrojtjen e gjërave që e karakterizojnë dhe e bëjnë të jetë e atillë. Hapi i parë në bërjen e Maqedonisë më të fortë është besimi në Maqedoni më të fortë, ndërsa besimi në Maqedoni më të fortë fillon me besimin e individit më të fortë, në besimin në vetvete, në të drejtat dhe privilegjet e veta, por edhe në obligimet dhe përgjegjësitë si njeri i lirë./infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu