Gruevski: Mezi pres ta dëshmojë pafajësinë time, seancë e hapur në Apelacion

Kryetari i partisë opozitare, VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka theksuar se mezi pret që të dëshmojë pafajësinë e tij në gjykatë. Ai ka kërkuar prapa pasaportën e tij sepse siç ka theksuar. është duke u bërë gati për t’u kthyer në qeveri e jo për të ikur, transmeton InfoShqip.

Jam i sigurt se nuk ka bërë ndonjë vepër penale. Kjo është progon politik. Mezi pres që të fillojë gjykimi që publiku të vërtetohet për pafajësinë time.“-ka theksuar ish kryeministri Nikolla Gruevski në Gjykatën e Apelit.

Ai u ankua se në prag të zgjedhjeve lokale është në pozitë jo të barabartë me kundërshtarët sepse nuk ka pasur mundësi që të udhëtojë dhe të lobojë. Dëshmi që nuk ka për të ikur, theksoi ai, është fakti që gjithmonë është kthyer nga udhëtimet dhe gjithmonë është paraqitur në seanca, si dhe sepse është njeri familjar me grua të punësuar, dy fëmijë dhe prindër në moshë për të cilët duhet të kujdeset, transmeton InfoShqip.

Prokurori Special, Gavril Bajevski nga ana tejtër theksoi se ish kryeministri vetëm njëherë është paraqitur në pyetje, përkundër dhjetra ftesave në adres të tij./InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu