Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, periudhën e shkuar realizoi vizita në Zvicër dhe në Spanjë, për të cilat tha se bëhen për të kërkuar mbështetje për procesin e Regjistrimit 2021.
Paralelisht me vizitën e tij në Spanjë, kolegu i tij Artan Grubi qëndroi në Prishtinë ku tha se Osmani ka shkuar në Spanjë të lobojë për njohje të Kosovës, një absurd i llojit të vet, sepse ndikimi I Maqedonisë së Veriut në diplomacinë ndërkombëtare si lobuese është e barabartë me zero.
Në një bisedë me grupin e “zjarrtë” brenda BDI-së, për Agjencia e Lajmeve Zhurnal kanë komentuar vizitat e fundit të Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmanit në Zvicër dhe Spanjë.
Sipas grupit të “zjarrtë”, vizitat e Osmanit nuk dhanë rezultat, efekt për lobimin e Kosovës.
“Përveç, dy takimeve të vogla ne një grusht mërgimtarësh në Zvicër, për çka Osmani publikoi video në Facebook, unë nuk pash ndonjë rezultat nga këto takime, aq më pak nuk dëgjuam për efektet e lobimit për Kosovën”, thotë grupi i “zjarrtë”.
Sipas tyre, Bujar Osmani duhet të loboj për vaksina, që qytetarët e saj të mos shkojnë në Serbi për tu vaksinuar. Ata vlerësojnë se të gjithë ato udhëtime të Osmanit të ishin në përkushtim për të siguruar vakcina, qytetarët tanë nuk do të kishin nevojë të shkojnë në Sërbi të vakcinohen.
“Bujar Osmani si ministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme, nga ana tjetër edhe si mjekë, i ka huqur prioritetet, ose prioritet I tij është vetreklamimi në takimet me zyrtarët ndërkombëtar, sepse sikur të ishte I preokupuar, ai do të merrej me lobimin për të siguruar vaksina për vendin e tij, I cili është udhëheqë në listën e vendeve me më pak të vaksinuar, e që duhej të loboj për vaksina, që qytetarët e saj të mos shkojnë në Serbi për tu vaksinuar, ashtu si bënë shumë qytetarë, dhe gazetarë” thonë nga grupi i “zjarrtë”









