Guardiola ‘i dashuruar’ me talentin e PSG-së, dëshiron ta nënshkruajë atë në verë

Pep Guardiola thuhet se është “i dashuruar” me të talentin e Paris Saint-Germain, Xavi Simons dhe është i etur ta nënshkruajë atë në verën e vitit 2022.

18-vjeçari erdhi përmes akademisë së famshme të Barcelonës, La Masia dhe mendohej të pasonte mesfushorët legjendar Xavi dhe Andres Iniesta.

Megjithatë, ai u largua në korrik të 2019 pa bërë asnjë paraqitje në ekipin e parë – duke nënshkruar për PSG-në me një pagë prej 1 milion euro në vit.

Deri më tani mesfushori i ri është paraqitur vetëm dy herë për ekipin e parë, duke bërë debutimin e tij në Ligue 1 në prill të 2021.

Kontrata e tij përfundon në fund të sezonit aktual dhe Mino Raiola, i cili përfaqëson lojtarin, i ka thënë PSG-së se nuk do të nënshkruajë kontratë të re nëse nuk paraqitet më rregullisht për ekipin e parë.

Sipas mediumit Fichajes, Guardiola është një tifoz i madh i Simons dhe dëshiron që City të bëjë një lëvizje për të riun holandez si një transferim i lirë.

Barcelona thuhet gjithashtu se është e interesuar për ta rikthyer atë në Camp Nou, ndërsa ka edhe disa klube tjera në të gjithë Evropën që janë të interesuara.

Simons, i cili iu bashkua Barcës në vitin 201, ka shkëlqyer në Ligën e UEFA-s për U-19 me PSG-në këtë sezon dhe madje ka pasur një ndryshim në pozicion.

Kundër Cityt me nëntë lojtarë në shtator, ai luajti si qendërsulmues dhe shënoi golin e vetëm në barazim 1-1.

Simons ka qenë gjithmonë një mesfushor qendror me klas, por sa i përket rolit qendror, PSG thuhet se ka “shumë besim tek ai në një pozicion në të cilin askush nuk mendonte se do ta shihte”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu