Guardiola përsëri e mposht Kloppin në Premierligë

Pep Guardiola është zgjedhur trajneri më i mirë i sezonit 2018/19 në Premier League pasi arriti ta mbrojë me sukses titullin e kampion me Manchester City-n.

“Qytetarët” nën drejtimin e Guardiolës fituan edhe Kupën Carabao, teksa skuadra synon “tripletën” angleze pasi ndodhet edhe në finalen e Kupës FA, ku e pret Ëatford të shtunën.

Guardiola e mori çmimin e trajnerit më të mirë në ceremoninë e mbajtur në Londër në mbrëmjen e së martës, duke prirë me vota para Jurgen Klopp, Mauricio Pochettino dhe Nuno Espirito Santo.
Duke folur pasi pranoi çmimin, Guardiola tha:

“Dua ta shpërndaj këtë me lojtarët e mi sepse ata janë artistë të çdo gjëje dhe me stafin tim sepse ne kemi sfiduar shumë”.

“Gjithashtu, edhe trajnerët tjerë në Premierligë meritojnë shumë, sidomos Jurgen Klopp – ai ishte një konkurrent i fortë deri në fund të edicionit”, vlerësoi trajneri katalunas.

“Ishte nder të luaja kundër të gjithë trajnerëve në fjalë”, perfundoi ish-trajneri i Barcelonës. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu