Hamilton: Fitorja është shumë pran nesh

Dy podiume radhazi, në Angli e Austri dhe një Mercedes që rikthehet kompetitiv kanë karikuar pilotin britanik Luis Hamilton. 7 herë kampioni i botës në Formula 1 mendon se fitorja nuk është shumë larg dhe shprehet optimist për të ardhmen.

Gara e Austrisë nuk ishte e lehtë pas problemeve që patëm të shtunën. Rikuperimi im ishte diçka fantastike, pasi u ngjita në podium (i treti). Nuk ishim aq të shpejtë sa ata që ishin para nesh, por kishim një ritëm të mirë.

Duhet ende të punojmë edhe pak për të rikuperuar atë diferencë të vogël që na ndan me rivalët, por fitorja nuk është shumë larg. Duhet të rikuprepojmë ende 3-4 të dhjetat për të qenë në një nivel me Ferrarin e Red Bull-in”, tha britaniku.

Nuk heqim dorë nga fitorja këtë sezon, ndaj duhet të punojmë nga ana aerodinamike për të rikuperuar atë diferencë. Nuk e di sa kur do të fitojë fitorja e parë këtë sezon, por mendoj se është më pranë se kurrë”, tha në fund Hamilton.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu