Han qetëson skeptikët për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Komisioneri për zgjerimin e Evropës, Johanes Han, në një dalje para deputetëve në Komisionin e Punë të Jashtme të BE-së ka thënë se KE-ja do të rekomandojë hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë më 29 maj, por ka siguruar skeptikët se ky proces është gradual dhe se bisedimet nuk do fillojnë menjëherë.

Komisioneri e paraqiti perspektivën e zgjerimin e BE-së në Ballkan si një çështje të vet Evropës dhe ka rikujtuar situatën e aktorëve jashtë rajonit që të ndërhyjnë nëse politika e BE-së nuk marrë masa konkrete.

“Në maj do të prezantojmë raportet për progresin e vendeve dhe presim në bazë të asaj që do ta konstatojmë dhe do të japim rekomandime për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, se ato duhet të hyjnë në fazën përgatitore të negociatave, veçmas pas zhvillimit pozitiv në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Han para eurodeputetëve.

Ai ka rikujtuar se vitin e kaluar shumica e vendeve anëtare kanë pasur qëndrim pozitiv për negociatat me faktin se Marrëveshja e Prespës tani është miratuar dhe implementohet dhe se “duhet të kalohet në fazën tjetër”.

Han në paraqitjen e djeshme ka tentuar madje të qetësojë skeptikët se bëhet fjalë për fazë përgatitore dhe se të gjithë e mbajnë të drejtën e tyre të vetos në gjithë procesin.

Ndërkohë parlamentarë evropianë kërkuan shpjegime për situatën e vetos nga vendet anëtare pas vendimeve të Komisionit Evropian, duke e parë këtë si një pengesat kryesore për pranimin e vendeve të reja.

Komisioni i jashtëm parlamentar mori të hënën në shqyrtim raportet për vendet të hartuara nga europarlamentarët, ndërkohë që ka vlerësuar se situata financiare e parashikuar në fondet IPA 2021-2027 mbështet zgjerimin dhe zhvillimin ekonomik në rajon.

Han ka përsëritur faktin se nëse Evropa nuk eksporton stabilitet në Ballkan, do të importojë destabilitet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu