Haraçina pa ujë të pijshëm, kryetari Ajvazi paralajmëron protesta kundër BDI-së

Nevojën per riparimin ujësjellësit në fshatin Haraçinë e kishte alarmuar kohë më pare kreu i kesaj Komune tek të gjitha institucionet kompetente, perfshi edhe Qeverinë. Megjithatë kërkesa per riparimin e ujësjellësit ka hasur në vesh të shurdhër dhe si pasojë menjëherë pas vërshimeve e deri më sot banorët e Haraçinës kanë ngelur pa pikën e ujit të pijshëm, transmeton Fakte.
Kreu i Komunës kërcënohet se poqëse qeveria dhe institucionet kompetente nuk ndërmarrin masa konkrete për zgjidhjen e problemit, atëherë ai do të ftojë qytetarët në protestë.
“Ne kemi bërë apel edhe kërkesë si Komunë që më perpara deri ne Qeveri, ne Ministrinë e Bujqësisë, në ndërmarrjen e ujësjellësit, por përgjigje nuk kemi marrë. Në të gjitha mstitucionet, të gjitha mekanizmat i kemi lajmëruar edhe реграга, ѕе rreziku është ky që u be . Ngecja është tek financimi, dhe në të ardhmen këto punë duhet të kryhen, per ndryshe popullata e Haracinës duhet të del në rrugë dhe të kërkojë rrugëdalje, sepse askush nga ne nuk ka dëshirë që banorët e Haraçinës t’i mbushin spitalet me infektime të ndryshme, sepse kjo gjë është duke ardhur”, tha Braim Ajvazi, Kryetar i Komunes se Haracines.
Rasti paraqitet edhe me alarmant per shkak se nje pjese e madhe e banoreve nuk kanë qenë fare të informuar se nga dëmtimi i rrjetit të ujësjellësit, uji është i ndotur dhe nuk lejohet të përdoret per pije.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu