Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vendosur që dita e pavarësisë së Shqipërisë të jetë festë zyrtare në Republikën e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Ai ka thënë që këtë vendim e ka marrë duke u bazuar ne ligjin për festat zyrtare, me qëllim që t’i respektojë, siç tha ai, vlerat e trungut etnik shqiptar.
Gjeni pa ndërhyrje publikimin e Haradinajt me këtë rast:
Duke u bazuar në Ligjin për festat zyrtare, kam vendosur që 28 nëntorin – si Dita e Shqiptarëve – ta shpalli ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e trungut etnik shqiptar si dhe traditat e mira familjare e shoqërore.
Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.