Haradinaj: Kosovës i duhet Qeveri e re, unë nuk do të kem asnjë funksion

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka folur pas takimit me Presidentin Hashim Thaçi, i cili tha se partia e tij është për t’u formuar një Qeveri e re në këtë kohë krize të pandemisë.

Haradinaj ka thënë se AAK’ja është kundër zgjedhjeve të parakohshme në këtë kohë, duke thënë se Kosovës i duhet një Qeveri e re.

Ai tha se AAK nuk ka kushte për të formuar Qeverinë e re dhe ai nuk do të jetë pjesë e kësaj Qeverie, pra nuk do të merr asnjë post.

“Sapo përfunduam një takim me presidentin Thaçi. Diskutuam dy tema, pra çështjen me pandeminë dhe momentin politik pas mocionit. Për AAK-në më sigurt për Kosovën është me pas një qeveri të votuar në parlament së shpejti, sesa me vazhdu me një qeveri të shkarkuar në parlament. Shpalljen e zgjedhjeve e shohim të pamundshme në këtë kohë. Sado shpejt që ndodh zgjedhja e qeverisë së re është më mirë. Aleanca nuk qet, kushte pra nuk kemi kushte për të ndihmuar vendin”, tha Haradinaj,.

“Deri atëherë Qeveria në dorëheqje duhet t’i ushtrojë funksionet tjera, në përjashtim të bërjes së ligjeve. AAK nuk ka kushte për ta ndihmuar vendin në këtë kohë për të pasë Qeveri. Mund të përkrahim Qeveri pa qenë pjesë e saj. Nuk jam kandidat për të pasë ndonjë funksion qeveritar. Nuk është kohë e apetiteve për pushtet” ka thënë Haradinaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu