Haradinaj: Kurti është i vendosur ta shkatërrojë Kosovën

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për kthimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve në nivelin para rritjes, misioni i Kurtit për ta shkatërruar Kosovën vazhdon, transmeton InfoShqip.

Haradinaj në Facebook i ka bërë thirrje Kurtit që t’i lërë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në nivelin që kanë qenë, sepse në të kundërtën do të shkatërrohet një nga segmentet më të rëndësishme, gjyqësori.

“Albin Kurti mori përsipër misionin për ta shkatërruar Kosovën. Pasi shkaktoi rrezik në veri, ndërprerje të dialogut dhe përçarje me amerikanët, sot vendosi të shkatërrojë sistemin gjyqësor. “Prokurorët dhe gjyqtarët që mbrojnë çdo ditë shtetin dhe themelin e drejtësisë sot janë nën sulmin e shkatërrimit të kryeministrit”, tha Haradinaj.

Ai i kërkoi Kurtit të ndalet sepse në të kundërtën pasojat do të ishin të pakapshme./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu