Haradinaj në lot kur flet për Jasharët

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është parë tejet i emocionuar në Akademinë përkujtimore për nder të Epopesë së UÇK-së.

Ai ka folur me emocion kur i ka prezantuar brezin e ri të Jasharajve.

“Është diçka e mrekullueshme me pa brezin e ri, Ademin e Hamzën e ri. Bekimin, po edhe me nejt përballë bacit Rifat Jashari”, tha Haradinaj me lotë në sy, transmeton lajmi.net.

Në fjalën e tij tutje kryeministri vendit tha se me flijimin e Jasharajve në vitin 1998, bota e kuptoi se çfarë po ndodhë në Kosovë.

“Heronjtë, veçanarisht Jasharët na kanë mësuar se njën popull që e mbron lirinë me jetë, kanë të ardhme të sigurt”, tha Haradinaj.

“Liria sot garanton qetësi, siguri e mirëqenie. Ta bëjmë Kosovën ashtu si e ëndërruan të rënët për liri”, tha kryeministri Haradinaj.

Kjo akademi u mbajt pikërisht nën organizimin e kryeministrit të Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu