Anëtari i Aleancës, Daut Haradinaj ka thënë se kushdo që e formon qeverinë e ardhshme të Kosovës, do të duhej që pika e parë të jetë rikthimi i projektit amerikan për gazin dhe rikthimi i projektit energjetik të termocentralit të ri.
“Pavarësia energjetike nënkupton edhe zhvillim, edhe siguri kombëtare. Çdo devijim nga këto dy tema lë të kuptohet se i shërben agjendave anti-Kosovë dhe anti-Amerikë.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media










