Harta e tmerrit: Shqipëria është kontaminuar me material kancerogjen dy muaj më parë (FOTO-LAJM)

Prej disa muajsh institucionet boterore janë në alarm pas konstatimit të një sasie të madhe materiali radioaktiv i quajtur “Rutenyum-106”.

Dyshohet se burimi i kësaj reje me material radioaktiv është zona e Celjabinksut në Rusinë jug-perëndimore, e cila ka kontaminuar shtete të tëra duke kaluar nga Deti i Zi, përmes Turqisë në Europë duke kaluar edhe mbi territorin shqiptar, përcjell Albeu.com.

Nga harta duket se reja radioaktive i ka kaluar përmes Shqipërisë duke prekur qytetet më të populluara si Korça, Elbasani, Tirana, Durrësi etj.

Reja ka kaluar edhe mbi Italia duke shkuar në pjesën perëndimore të Europës.

Studiuesit nuk kanë gjetur ende burimin e saktë të kësaj reje radioaktive, ndërsa rusët mohojnë të ketë rrjedhje prej tyre duke shtuar se me shumë gjasa këtë material e ka patur ndonjë satelit i cili kur ka rënë në tokë është shpërbërë duke u shpërndarë përmes reve. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu