Shumë familje që pësuan nga përmbytjet e 6 gushtit ankohen se ende nuk kanë marr asnjë qindarkë nga shteti, pavarësisht vendimit të qeverisë me të cilin parashikohej kompensimi i shpejtë i të dëmtuarve. Temperaturat e ulëta dhe moti i ligë kanë vështirësuar edhe më shumë kushtet e banorëve që kanë pësuar më së shumti nga vërshimet. Madje një pjesë e tyre ende nuk po mund të kthehen në shtëpitë e tyre të dëmtuara.
“Për shtëpinë nuk na kanë dhënë një herë për një herë asgjë. Na kanë dhënë do dokumente për renovim. Nuk mund të rinovohet kjo shtëpi e vjetër, është çarë krejt. Më së paku 15 mijë euro shkojnë për këtë hapësirë”.
“Shteti nuk na ka ndihmuar, 500 euro akoma se kemi marr nga shteti. Thonë se nuk jeni në listë, të gjithë i kanë marr vëllezërit lagja vetëm unë si kamë marrë , këto çka i she tepika, dhe krevat na kanë dhënë. Akoma vjen era jemi duke fjetur në çimento. Fëmijët janë sëmurë akoma edhe libreza shëndetësore nuk kemi”.
Nga ana tjetër një pjesë e vogël e banorëve që kanë marr kompensimin nga shteti, ankohen se bëhet fjalë për shuma qesharake. Sipas tyre me fondet që i ndan shteti nuk mund të kompensojnë as orenditë.
“1500 euro, çka duhet të themi me ata të holla vetëm krevatet asnjë tjetër dy tepika dhe asgjë tjetër.
“Kemi marr vetëm 500 euro dhe 25 nga kryqi kuq, duhet me u prish kjo nuk bëhet më. E shikon murin janë rrëzuar të gjitha vetëm ajo na ka ngelur”.
Qeveria javën e kaluar miratoi vendimin që dëmshpërblimi i banorëve nga zonat e përmbyllura të realizohej në dy faza. Gjatë fazës së parë do të dëmshpërblehen 947 raste që përbëjnë 25% të familjeve të dëmtuara. Gjithashtu me rishikimin e buxhetit për këto banorë qeveria ndau 35 milion euro./alsat-m