Haxhiu: Nesër të votohet për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në Konfederatën e Shtetit Shqiptar

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu thotë se nesër në mbledhjen e përbashkët të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovë duhet të korigjohet padrejtësia historike.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu tha se nesër duhet të votohet për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në Konfederatën e Shtetit Shqiptar.

Ja shkrimi i plotë:

“Nesër të korrigjohet padrejtësia historike, në mbledhjen e përbashkët të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës të votohet: Për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në Konfederatën e Shtetit Shqiptar.

Pasi që Kosova ka shënuar 14 vite shtet sovran dhe i pavarur, është koha që në këtë 110 vjetor të Pavarsisë së Shqiperisë, NE të zgjedhurit e popullit të Kosovës dhe Shqipërisë te votojmë:

Për bashkim në Konfederatën e Shteteve Shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës.

Të bashkohemi në një Shtet, me një Qeveri, me një Senat, me dy kongrese Kosovë e Shqipëri.

Jemi të zgjedhurit e popullit të Kosovës dhe Shqipërisë, është koha për vendime të rëndësishme për kombin tonë për të ruajtur identitetin shqiptar dhe për të qenë aty ku e kemi vendin bashkë në Bashkimin Europian.

Nga mbledhje e takime kozmetike të përfaqesuesve të Shqipërisë dhe Kosovës, tani duhet guxim dhe veprim për vendime përmbajtësore dhe vizionare për kombin tonë. Kjo eshte e mundur, kjo eshte rruga e bashkimit Kombëtar në Konfederatën Shqiptare.

Si përfaqësues i popullit, deputet i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, kërkoj nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikollai dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca që në takimin e nesërm në mbledhjen e deputetëve të Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë të hudhet në votim: Për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në Konfederatën e Shtetit Shqiptar.

Kjo është rruga e drejt, ky është amaneti i dëshmorëve të kombit shqiptar ndër shekuj me radhë që kanë rënë në altarin e lirisë, me idealin e bashkimit kombëtar”, ka shkruar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu