Kandidatja për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, ka lansuar orë më parë një videospot të ri, në mbështetje të fushatës së saj elektorale.
Spoti është një kombinim i fjalimeve të saj që tashmë i ka dhënë gjatë fushatës dhe pamjeve që ilustrojnë ato.
Duke folur për rrugëtimin e saj si sekretare e shtetit, në spotin më të ri të saj shfaqen shumë takime që ajo ka pasur me liderë botërorë.
Ndër shumë liderë botërorë, në këtë spot është përfshirë edhe takimi edhe me ish-kryeministrin, Hashim Thaçi, tash presidenti i vendit, shkruan Lajmi.net.