Hipokrizia e Ali Ahmetit për gjuhën shqipe (VIDEO)

Zgjedhjet e fundit parlamentare në vitin 2014 Ali Ahmeti i fitoi me premtimet se do të zyrtarizojë gjuhën shqipe dhe do të marrë njërin nga 3 postet kryesore të shtetit, presidentin, kryeministrin ose kryetarin e Kuvendit. Megjithatë, pasi i mori votat e kërkuara, shkeli me dy këmbë mbi këto premtime dhe hyri në Qeveri me Nikolla Gruevskin pa asnjë kusht.

Pak ditë pas formimit të Qeverisë, në një emision televiziv Ahmeti tha se nuk e ka anashkaluar çështjen e gjuhës shqipe por vetëm e ka spostuar për 6-7 muaj, sepse sipas tij prioritet kishte integrimi i vendit në NATO dhe BE.

Kanë kaluar 2 vjet e gjysmë nga kjo deklaratë e Ahmetit dhe në këtë periudhë në Qeveri nuk e bëri as integrimin, as gjuhën shqipe dhe as nuk mori ndonjë post të rëndësishëm ashtu siç premtoi.

Edhe këto zgjedhje Ahmeti po bën fushatë me premtime për zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Por, për të parë hipokrizinë e tij rreth gjuhës shqipe, ndiqni video-materialin në vazhdim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu