Hiqen zinxhirët nga Komuna e Çairit, lirohen hapësirat e uzurpuara (FOTO)

Zinxhiret me të cilat ishin rrethuar vendet publike në Çair për t’u shndërruar në vendparkime private, sot janë hequr dhe këputur nga ana e punëtorëve të Komunës së Çairit. Hapësirat e uzurpuara, tanimë janë liruar dhe janë kthyer në gjendjen e mëparshme.

Televizioni Klan Maqedoni e trajtoi dhe denoncoi para disa javësh këtë temë. Atëkohë kreu i Komunës së Çairit u zotua publikisht se do ta zgjedhë këtë problem. Ganiu theksoi se bashkë me inspektoratin komunal do të ngrenin procedura adekuate ligjore ndaj personave që kishin vendosur zinxhiret dhe kishin uzurpuar hapësirën publike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu