Hong Kong, dhjetëra të arrestuar nën Ligjin e Sigurisë Kombëtare

Të paktën 53 ish-ligjvënës dhe aktivistë janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Hong Kong nën Ligjin e Sigurisë Kombëtare të imponuar në muajin korrik nga Pekini. Siç raportoi e përditshmja South China Morning Post, sekretari i Hong Kongut për çështjet e sigurisë, John Lee Ka-chiu, tha se të akuzuarit, kryesisht nga grupet e opozitës, “u përpoqën të rrëzojnë ose të ndërhyjnë në ekzekutimin ligjor të qeverisë“.

Duke akuzuar të dyshuarit për përfshirje në një “plan të shkatërrimit të ndërsjellë”, Ka-chiu tha se, “Ata synonin të merrnin 35 ose më shumë vende në Këshillin Legjislativ në mënyrë që të mund të vendosin veto në buxhetin e qeverisë pavarësisht përmbajtjes dhe kjo krijon një situatë në të cilën shefi ekzekutiv duhej të jepte dorëheqjen dhe qeveria të ndalojë së funksionuari. Kjo ishte për të paralizuar qeverinë“.

Të arrestuarit përfshinin 45 burra dhe tetë gra të moshës 23 deri 64 vjeç. Grupi është akuzuar për planifikimin për të fituar 35 vende në Këshillin Legjislativ të Hong Kongut për të formuar qeverinë. “Ata kishin një plan shkatërrimi të ndërsjellë me dhjet hapa, në të cilin do të mobilizonin trazira në shkallë masive në rrugë, së bashku me veprime të tjera për të paralizuar shoqërinë, së bashku me sanksionet ndërkombëtare“, tha Ka-chiu.

Hong Kong i kreu arrestimet sipas Ligjit të Sigurisë Kombëtare që u zbatua nga Kina në rajonin gjysmë-autonom në korrik të vitit 2020, pasi u përball me protesta 1-vjeçare në vitin 2019 kundër qeverisë mbi projekt-ligjin e ekstradimit që tashmë është rrëzuar. Ligji i ri kriminalizon ndjenjat anti-Kinë në Hong Kong, vend i cili ka vazhduar të shërbejë si qendër e gjallë ekonomike pasi Mbretëria e Bashkuar ia dorëzoi atë Pekinit në vitin 1997.

Ligji ka tërhequr brenda Hong Kongut dhe jashtë në komunitetin ndërkombëtar, të cilat Pekini i ka mohuar duke i quajtur si “ndërhyrje e huaj“.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu