Horror në Tiranë, gjendet trupi i copëtuar i një mashkulli në Selitë

Kufoma e një mashkulli të paidentifikuar u gjet dje në Tiranë. Burime të policisë thanë për Lapsi.al se një kalimtar i rastit në zonën e Selitës njoftoi se kishte dalluar në rrugë pjesë të trupit të njeriut.

Pas mbërritjes së policisë u konfirmua se bëhej fjalë për një mashkull, që nuk dihet kur kishte ndërruar jetë. Hetuesit në vendin e ngjarjes dalluan se trupitt i mungonin disa gjymtyrë.

Ajo që e bën më të tmerrshme ngjarjen është se kufoma kishte shumë kohë e hedhur në rrugë dhe mund të jetë copëtuar nga qentë e rrugës.

download-2


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu